“I ke dhënë baxhanakut dhe thjeshtrës mbi 100 tendera”, Berisha thirrje Ramës: Eja ballafaqohemi! Yt vëlla është i përzier në aferat më të pista

Shqipëria

“I ke dhënë baxhanakut dhe thjeshtrës mbi 100 tendera”, Berisha thirrje Ramës: Eja ballafaqohemi! Yt vëlla është i përzier në aferat më të pista

Më: 20 prill 2023 Në ora: 20:07
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, në prezantimin e kandidatit për zgjedhjet lokale për bashkinë Tepelenë, Baftjar Imeri, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të kenë një debat të dy dhe të nxjerrin detaje nga tenderat e fituara nga familjarë të të dyve.

Ai ka akuzuar Ramën se i ka dhënë tendera miliona euroshe kunatit dhe thjeshtrës së tij, ndërsa ka shtuar se me afera të tilla i janë vjedhur edhe vendeve europiane mbi 2 milionë euro.

“Paraja po shkon e gjitha tek qeveritarët dhe klientela e tyre, që tashmë janë jo vetëm biznesmenë por familjarët e tyre.

I them Ramës hajde këtu t’i bëjmë radiografi njëri tjetrit. I ke dhënë baxhanakut dhe thjeshtrës mbi 100 tendera.

Yt vëlla është i përzier në aferat më të pista, të cilat jo shqiptarëve por edhe europianëve i kanë vjedhur 2 mln euro. Hajde zoti Edi para këtyre burrave ose ku të duash dhe nxjerrim familjarët e ki dhe të tutë sa tendera kanë fituar. Zero. Sepse ky është ligji.

I vëllai i bashkisë së Matit vetëm në ujësjellësin e Tiranës ka fituar 30 mln euro tenda. I vëllai mi Qefalisë fiton miliona euro tendera në Kamzë. Paratë i ndajnë me njëri tjetrin e shkelmojnë ligjin”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat