Fushata e 14 majit/ “Kandidatët, vështirësi të përcjellin programet e tyre”, Murati: Rama ka vendosur të bëjë fushatën personale

Shqipëria

Fushata e 14 majit/ “Kandidatët, vështirësi të përcjellin programet e tyre”, Murati: Rama ka vendosur të bëjë fushatën personale

Më: 20 prill 2023 Në ora: 20:21
Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare Erl Murati

Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare Erl Murati, i ftuar në studion e emisionit “Frontline” në News24 ka folur në lidhje me fushatën elektorale dhe mënyrën si po zhvillohet deri tani nga palët politike në vend në prag të zgjedhjeve vendore.

Sipas tij thelbi i fushatës qëndron te programet e kandidatëve të partive, teksa shtoi se shumë prej tyre kanë vështirësi për të përcjellë programet e tyre politike për bashkitë në të cilat garojnë.

Sa i përket posterave elektoralë, Murati tha se Rama ka vendosur ta bëjë fushatën personale duke vendosur portretin e tij në vend të kandidatëve të bashkive, gjë që sipas tij është një strategji e mirëmenduar që ka ardhur si pasojë e sondazheve të kryera.

“Sa i përket PR-it, thelbi është te programet e kandidatëve të partive. Kandidatët për bashkitë e mëdha, shumë prej tyre e kanë vështirë të përcjellin programet e tyre. Rëndësi ka alternativa që ofrojnë ata. Rama ka vendosur të bëjë fushatën personale. Është strategji e mirëmenduar. PS ka bërë sondazhe dhe ka konkluduar që afishimi i kryetarit të partisë nuk do i pengojë kandidatët. Në disa bashki ndihet e nevojshme të personifikojë kryetari fushatën”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat