Rama flet për kandidatin në Kamëz, ‘lëshon gojën’: E doni gomorin me kurriz të fortë apo vesh të gjatë e bishtin ndër shalë!

Shqipëria

Rama flet për kandidatin në Kamëz, ‘lëshon gojën’: E doni gomorin me kurriz të fortë apo vesh të gjatë e bishtin ndër shalë!

Më: 22 prill 2023 Në ora: 14:27
Edi Rama

Pas operacionit për heqjen e apendicitit, Kryeministri Edi Rama është rikthyer në fushatë elektorale për të prezantuar në kryebashkiakun në Kamëz, që rikandidon për sërish në zgjedhjet e 14 majti Rakip Sulin.

Rama ‘sulmoi’ ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PL, Ilir Meta figurat e të cilëve i ka përdorur në banerat e tij për fushatë, ku theksoi se ‘detyrë më e rëndësishme heqja e apendicitit me 2 koka të shumë viteve’, duke iu referuar kundërshtarëve politikë.

Sakaq shtoi se qytetarët e Kamzës kanë dy zgjedhje ose të votojnë për Rakip Sulin ose për kandidatin e opozitës, por nëse zgjedhjin këtë të dytin nuk do kenë mbështetjen e qeverisë.

“Kuptova që apendiciti qenka përgjithësisht një hall për të rinj, por në të gjitha rastet, erdhi në një moment kur kemi një apendicit më të rëndësishëm për të hequr që është apendiciti i dhimbshëm i shumë viteve me dy koka, emrat e të cilave nuk po i përmend që mos e prishim kënaqësinë e kësaj feste të gjelbër. Dhe duke luftuar me mjekët, edhe me stafin tim për të dalë nga kafazi, ata kanë të drejtën e tyre, më në fund ju mora një takim jashtë zyre dhe shtëpie dhe midis të gjitha opsioneve ju thashë do shkoj te Rakip Suli në Kamëz sepse këtu është pasqyra më kuptimplotë e fjalës Rilindjes dhe mendova që do marr dhe unë pak nga Rilindja juaj dhe Kamza për të rilindur me shpejtësi që të heqim apendicitin e 14 Majit. Kemi ardhur këtu jo mbi tribunë për tu treguar se jemi më lart se ju, çerdhet dhe kopshtet i shihni vet, në një bashki e cila është pasqyra më rrezatuese e arsimit dhe kujdesit për fëmijët, kjo është një bashki që u krijua nga ëndrra që erdhën nga realitet më të harruara të Shqipërisë dhe në fillim shumë nga këtu nuk kishin lindur, ishte fusha e institutit e mbushur me qese plastike.

E filluam me qese plastike dhe menduan se demokracia ishte e lidhur me ata të cilët krijuan PD dhe pastaj e kthyen ëndrrën dhe të qenurit djathtas në barrut. U desh Rakip Suli që ti jepej një herë të vetme në 30 vjet besimi PS që shumë njerëz në Kamës ta kuptojnë se ky liqen nuk është as i madh dhe as i djathtë. Këtu është puna për gamorin që do merrini ti shërbeni, me kurriz të fortë apo me dy vesh të gjata. Doni që kur të shkoni te bashkia t’ja vendosni drutë dhe ti thoni hec bre apo dy vesh të gjatë e bishtin në shalë, edhe rrugët 4 metra, 7 gropa dhe emrin e Donald Trump. Unë them që zgjedhja është e thjeshtë, kush do fusi gomarin me vesh të gjata, ta harrojë mbështetjen nga qeveria, ne nuk mundet kurrë të na venë para faktin të kryer, me demek votën dhe të bashkëpunojmë me individë të shpallur nongrada”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat