Merr flakë automjeti në Korçë, ngjarja në orët e para të mëngjesit, ja detajet e para

Shqipëria

Merr flakë automjeti në Korçë, ngjarja në orët e para të mëngjesit, ja detajet e para

Më: 24 prill 2023 Në ora: 08:08
Foto ilustrim

Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45, në lagjen nr. 5, rruga “10 Korriku”, ku ka rënë zjarr në automjetin tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit M. A., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili ishte i parkuar.

Nga këqyrja paraprake e kamerave të sigurisë të banesës, nuk janë konstatuar lëvizje të ndonjë personi të dyshimtë apo ndonjë veprim i kryer ndaj mjetit.

Paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (shkëndijë elektrike).

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat