Çfarë ndodhi mbrëmë në KZAZ-në e Kavajës? Policia tregon detaje për ngjarjen

Shqipëria

Çfarë ndodhi mbrëmë në KZAZ-në e Kavajës? Policia tregon detaje për ngjarjen

Më: 24 prill 2023 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Mbrëmjen e djeshme u raportua për dëmtimin e derës së një shkolle, në të cilën ndodhej një prej KZAZ-ve të qytetit të Kavajës.

Por, çfarë ka ndodhur në të vërtetë? Me një njoftim të bërë publik, policia thotë se kanë qenë një grup të miturish, të cilët duke luajtur me njëri-tjetrin kanë hyrë në ambientet e shkollës, duke dëmtuar derën e objektit.

Fëmijët janë marrë në pyetje në prani të prindërve, psikologëve dhe punonjësve socialë.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për dëmtimin e derës hyrëse të KZAZ Nr. 42, në shkollën “26 Marsi” (aktualisht jashtë funksionit), ju sqarojmë se:   Nga veprimet hetimore ka rezultuar se dera është hapur me forcë nga disa shtetas të mitur, të moshave 9, 10 dhe 13 vjeç. Të miturit janë intervistuar në prani të prindërve, psikologut, avokatit, punonjësve sociale të bashkisë Kavajë dhe kanë treguar se gjatë kohës që kanë qenë duke luajtur me njëri-tjetrin, kanë hyrë në ambientet e shkollës së mesme “26 Marsi”, në katin e parë, ku është edhe KZAZ Nr. 42.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat