Transportonte me makinë emigrantë kundrejt pagesës, arrestohet 41-vjeçari në Sarandë

Shqipëria

Transportonte me makinë emigrantë kundrejt pagesës, arrestohet 41-vjeçari në Sarandë

Më: 25 prill 2023 Në ora: 14:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në bashkëpunim me Frontex-in dhe Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të operacioneve me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin, bazuar dhe në infomacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Border 5”, për goditjen e një tjetër rasti të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi B. D., 41 vjeç, banues në Kosovë.

Ky shtetas u kap në flagrancë gjatë operacionit, nga shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, në vendin e quajtur “Qafa e Soronesë”, duke transportuar me automjet e tij, kundrejt pagesës, 6 emigrantë, që do të kalonin ilegalisht në vendet e BE-së.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat