Akuzohet se zhvati 145 milionë euro nëpërmjet mashtrimeve kompjuterike, Gjykata e Lartë merr vendim për ekstradimin e shtetasit kinez

Shqipëria

Akuzohet se zhvati 145 milionë euro nëpërmjet mashtrimeve kompjuterike, Gjykata e Lartë merr vendim për ekstradimin e shtetasit kinez

Më: 25 prill 2023 Në ora: 19:08
Foto ilustrim

Gjykata e Lartë ka refuzuar ekstradimin e shtetasit kinez Liangbin Chen.

Përmes një njoftimi, Gjykata e justifikon vendimin e saj duke argumentuar se Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Kinën.

Shtetasi kinez, Liangbin Chen, erdhi nga Dubai për t’u strehuar në Shqipëri, ku edhe u arrestua më 21 korrik në Rinas.

Chen akuzohet si kreu i një grupi në Kinë, që përmes mashtrimeve kompjuterike zhvati 145 mln euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat