Digjet një makinë në Korçë, dyshimet e para

Shqipëria

Digjet një makinë në Korçë, dyshimet e para

Më: 26 prill 2023 Në ora: 08:24
Foto ilustrim

Një mjet tip Benz, në pronësi të shtetasit A. Sh.,  është djegur rreth orës 06:55, në lagjen nr. 14, rruga “Partizani”, ndërsa ka qenë i parkuar në rrugë.

Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Nga të dhënat paraprake dhe këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (defekt në motor).

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat