Zbulohet identiteti i plotë i gjashtë të dyshuarve për vrasjen e Ardian Nikulajt

Shqipëria

Zbulohet identiteti i plotë i gjashtë të dyshuarve për vrasjen e Ardian Nikulajt

Më: 28 prill 2023 Në ora: 11:48
Ardian Nikulaj

Biznesmeni Ardian Nikulaj u ekzekutua disa ditë më parë në mes të lokalit të tij në Shëngjin.

Lidhur me ngjarjen policia ka shpallur në kërkim gjashtë persona dhe po punohet intensivisht për ndalimin e tyre.

Edmod Haxhia dyshohet se është porositësi, ndërsa Ruben Saraiva, portugezi me origjinë afrikane është autori që kreu vrasjen e Ardian Nikulajt.

Top Cannel ka zbardhur identitetet e plota të gjashtë personave, që dyshohet se janë të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj

Autori që kreu ekzekutimin është shtetasi portugez Ruben Ribeiro Saraiva, i lindur në vitin 1995.

Bashkëpunëtorët janë Edmond Ernest Haxhia, i lindur 1985, shtetas shqiptaro-britanik,

Harry James  Simson, shtetas britanik i lindur në 1991,

Harriet Bridgeman, shtetase britanike, e lindur në 1995,

Thomas Mithan, shtetas britanik, i lindur në vitin 1988

dhe Steven Paul Hunt shtetas britanik, i lindur në 1974.

Ditën e djeshme policia arriti të gjejë në lumin Drin dhe motorin “Yamaha X Max”, i cili ishte blerë në 28 Mars në Tiranë kundrejt shumës financiare prej 1800 euro.

Dyshohet se dhe arma e krimit tip “TT” e përdorur në vrasjen e Nikulajt, është hedhur në lumin Drin.

Kërkimet për gjetjen e armës, janë kryer nga zhytësit e RENEA-s, por pa rezultat. Kërkimet do vazhdojnë dhe ditën e sotme me shpresën e gjetjes së armës së zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat