Këtë fushatë Edi Rama e ka vendosur fokusin tek gratë, duke zhvilluar me to takime të posaçme e duke ju dhënë edhe porosi të drejtpërdrejta, sic bëri me zonjat e Pogradecit.
“Burrat me mendjen mbrapsht mbyllini në shtëpi në 14 maj. Turruni nëpër gjitone, burrë më burrë, celësin mbyllini brenda”
Këtë 4 vjeçar e quajti mandat të Pogradecit, pas një periudhë të gjatë në të cilën qeveria i ka pasur sytë për investime në Korcë.
“Ku ka drita natën me ata, ju pëlqen pisllëku, errësira. Mbaje mos e lësho, pse ta ndërrosh, kur e ke gjetur njeriun e punës”
Përpara se të kërcente me to këngën e kësaj fushate, kryesocialisti ju drejtua sërish zonjave për të përsëritur porosinë
“Në 14 maj kam besim të madh tek gratë, burrat të luajnë e kuvendojnë. Legjendari ngeli në dorë të Like Floririt”.
Turi i Edi Ramës vijoi në Korçë.