“Terrorizëm”, SPAK përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim Bledar Zenelin

Shqipëria

“Terrorizëm”, SPAK përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim Bledar Zenelin

Më: 2 maj 2023 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

SPAK ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim dosjen e Bledar Zenelin, i cili akuzohet për nxitje të akteve terroriste.

Sipas njoftimit nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, thuhet se ky shtetas në bashkëpunim me të tjerë që akoma nuk janë identifikuar, bënin postime në rrjetet sociale ku mbështesnin sulmet terroristë.

Zeneli ka bërë postimi për sulmin e ndodhur në 29 Tetor  2020 në Nicë të Francës,  sulmin terrorist të ndodhur në Vjenë Austri, në datën 02.11.2020, dhe për të tjera akte terroriste apo veprimeve radikale e ekstremiste.

Sipas SPAK këto postime i bënte në profilin Elezi Ibrahimi, në Facebook.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Oficerët e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Antiterrorit), kanë përfunduar hetimet dhe dërguar për gjykim procedimin penal Nr.185/2021, në ngarkim të të pandehurit Bledar Zeneli,  i akuzuar për veprat penale të “Nxitjes, thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 232/a dhe 25 të Kodit Penal, “Falsifikimi i letërnjoftimit, pasaportave ose i vizave”, e parashikuar nga neni 189/1 i Kodit Penal, “Prodhimit, mbajtjes, blerjes apo shitjes se armëve të ftohta”, e parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal.

Ky i pandehur, në bashkëpunim me persona të tjerë të paidentifikuar për momentin, bënte postime  publike nëpërmjet rrjeteve sociale duke shprehur simpati të hapur për sulmet  terroriste siç ishin ai i ndodhur në datën 29 Tetor  2020 në Nicë të Francës,  sulmi terrorist i ndodhur në Vjenë Austri, në datën 02.11.2020, dhe për të tjera akte terroriste apo veprimeve radikale e ekstremiste. Këto postime i bënte në profilin Elezi Ibrahimi, në Facebook.

Sqarim: Kërkesa për gjykim është pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat