Konkursi për projektin e stadiumit të Korçës, Rama: Do të ofrojë më tepër se një ndeshje

Shqipëria

Konkursi për projektin e stadiumit të Korçës, Rama: Do të ofrojë më tepër se një ndeshje

Më: 2 maj 2023 Në ora: 12:20
Edi Rama

Rindërtimi i tre stadiumeve i Korçës, Durrësit dhe Vlorës hyn në fazën e përzgjedhjes së projekteve fituese. Gara nisi me stadiumin “Skënderbeu” në Korçë ku tre studiot arkitekturore të përzgjedhura si fanaliste prezantuan idetë e shndërrimit të tij, jo vetëm në mjedise sportive por edhe sociale e ekonomike. 2025 është përcaktuar nga qeveria si viti ku të tre stadiumet duhet të jenë rindërtuar.

Arsyeja: Objektivi ambicioz që në 2025 ne do organizojmë në Shqipëri kampionatin europian të futbollit për të rinjtë.

Si i Korçës edhe ai i Durrësit dhe Vlorës do të kenë një kapacitet prej 10 mijë spektatorësh dhe do të ndërtohen sipas standarteve të UEFA-s për stadiumet e kategorisë së tretë. Rijetësimi i tyre do të përfshijë jo vetëm godinën si e tillë por edhe në krijimin e hapësirave të reja për biznesin dhe aktiviteteve edukuese.

Ambicia për të transformuar sportin dhe futbollin në radhë të parë, në një mundësi të shtuar për turizmin duke ofruar infrastrukturë dhe logjistikë për skuadrat e huaja që të vijnë të stërviten në Shqipëri.

Listës së stadiumeve që do t’i nënshtrohen rindërtimit do t’i shtohet edhe Selman Stermasi në Tiranë. Kërkesa e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka gjeti miratimin e kryeministrit Edi Rama por jo premtimin e tij për të bërë ligjin e sponsorizimeve.

Do të shfrytëzojë çdo moment dhe mundësi për të të bindur. Ky ligj mund të hedhë themelet e forta për industrinë e futbollit duke sjellë më shumë taksa në buxhet. Ndikimi i futbollit është 146 milionë euro dhe nëse e kthejmë në industri të rëndë akoma më shumë.

Finalisti mbi projektin e të cilit do të ndërtohet arena e Korçës do të shpallet pasdite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat