Zgjedhjet lokale/ Meta fushatë në Tiranë: Me fitoren e Këlliçit nis epoka e transparencës

Shqipëria

Zgjedhjet lokale/ Meta fushatë në Tiranë: Me fitoren e Këlliçit nis epoka e transparencës

Më: 2 maj 2023 Në ora: 14:29
Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se pas fitores së kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë, për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, do të fillojë një epokë e re për kryeqytetin.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka shpërndarë foto nga takimi me banorët e njësisë numër 4 në Tiranë, teksa shkruan se entuziazmi për ndryshim është i jashtëzakonshëm.

Postimi i plotë i Metës:

Dy gjëra priten me padurim në Tiranë: Ndryshimi dhe debati televiziv midis Belind Këlliçit dhe kryetarit të komanduar të bashkisë.

Kryetari i komanduar mund t’i shpëtojë debatit televiziv, por jo ndëshkimit me votë për të gjitha ato dëme që i ka bërë Tiranës.

Me Belind Këlliçin, Tirana më 14 Maj fillon një epokë të re: epokën e transparencës absolute dhe shërbimeve të garantuara për qytetarët.

Dje me banorët e njësisë numër 4 në Tiranë, entuziazmi i të cilëve për Ndryshimin është i jashtëzakonshëm.

Bashkë🤝Fitojmë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat