Sa herë e ke filmuar atë çështjen e lopatës? Erion Veliaj habit me përgjigjen

Shqipëria

Sa herë e ke filmuar atë çështjen e lopatës? Erion Veliaj habit me përgjigjen

Më: 5 maj 2023 Në ora: 00:17
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka debatuar me Grida Dumën sa i përket mënyrës se si po paraqitet gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit. 

Në “Top Story” Duma e ka cilësuar monotone çështjen e mbjelljes së pemëve nga Veliaj, duke e pyetur hapur kandidatin socialist se sa herë e ka filmuar atë “çështjen e lopatës te pemët”.

Për t’u përgjigjur Veliaj tha se “mijëra herë dhe s’ka asnjë kompleks” për këtë çështje. Sipas Veliajt, “puna të bënë të marrësh lopatën, mistrinë, t’i japësh traktorit”. 

Madje një mënyrë për të gjetur hapësirë dhe ecur para, sipas Veliajt, është të godasësh Saliun dhe Ilirin.

Pjesë nga debati:

Duma: “Ne s’jemi më të mirët por më të mirë se ne s’ka?”- këtë nuk e kuptoj unë. Ndërsa ti më thua dixhitalizimi, kamera… Sa herë e ke filmuar atë çështjen e lopatës te pemët aman?

Veliaj: Mijëra herë dhe s’kam asnjë kompleks.

Duma: Ca simboli është kjo që ti merr lopatën, ndërkohë që si kryebashkiak nuk ke për ta marrë kurrë.

Veliaj: Unë e kam marrë lopatën, kemi mbjellë mijëra fidan pemë…

Duma: Ke mbjellë 1 milionë pemë? Unë nuk dua ti hyjë kësaj bisede sepse më duket… Për mua është refren që të shoh mijëra herë duke futur lopatën sa për kamerat, dhe pastaj del ajo lopata e kuqe që shkëlqen. Sikur nuk punon fare.

Veliaj: Ne kemi punuar. Puna të bënë të marrësh lopatën, mistrinë, t’i japësh traktorit…

Duma: A di ti japësh traktorit të paktën?

Veliaj: Po di ti jap traktorit…

Duma: Me vërtet, sepse kishim një vajzë aty që po më tregonte se si rrotulloje timonin në vend. Dmth s’di t’i japësh. Për pak sa nuk përplase ato mjetet mbrapa.

Veliaj: Po kishin bllokuar rrugën ato, duhej një kolpo që të lëviznin nga aty. Një mënyrë për të gjetur hapësirë sot është të godasësh Saliun dhe Ilirin, t’ju japësh atyre një kolpo për të ecur para.

Duma: Nonjëherë duhet të shohësh mbrapa për të ecur përpara Erion.

Veliaj: Unë mendoj se është më mirë të hapësh një gropë për pemë sesa të hapësh një gropë si Gërdeci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat