Ankth në radhët e politikës, BE gati “listën e zezë”, ja kush do të shpallet “non grata” në Shqipëri

Shqipëria

Ankth në radhët e politikës, BE gati “listën e zezë”, ja kush do të shpallet “non grata” në Shqipëri

Më: 5 maj 2023 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Komisioni Europian po harton plane të reja sa i përket luftës kundër korrupsionit, jo vetëm në vendet e Bashkimit Europian, por në të gjithë Botën, iniciativë kjo që duket se trondit edhe qetësinë e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi rrezikohet edhe nga BE.

Deklarata erdhi këtë të mërkurë pas raportit vjetor mbi sundimin e ligjit, një raport ky i cili monitoron nivelet e korrupsionit në shtetet anëtare të Unionit, por jo vetëm. Një rrjet i Bashkimit Europian, i cili do të ngrihet për të luftuar korrupsionin do të shërbejë si një katalizator për parandalimin e këtij fenomeni nën udhëzimet e Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian në mënyrë që këta institucione të bashkëpunojnë në koherencë më njëri-tjetrin.

Nëse këto masa të cilat janë prezantuar do të marrin miratimin e Komisionit Europian atëherë ato do të shërbejnë edhe për shtetet e tjera të cilat nuk janë pjesë e unionit 27 anëtarësh. Kjo paketë do të zgjasë regjimin e sanksione që përdoren për të ndëshkuar vendet e treta për abuzimin e të drejtave të njeriut apo për afera të ndryshme korruptive.

Duke besuar se korrupsioni është një fenomen i cili minon demokracinë, personat të cilët do të vendosen në listën e sanksioneve pavarësisht nga çfarë vendi vijnë, atyre do t’iu bllokohen asetet e ndryshme dhe do t’iu ndalohet udhëtimi në shtetet e Bashkimit Europian. Sipas këtij plani të ri të Bashkimit Europian pritet që ta bëjë më të lehtë ndjekjen penale ndaj individëve apo grupeve të caktuara që përfshihen në afera korruptive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat