Dyshohet se u rrëzua aksidentalisht duke shkuar në stan, ndërron jetë 69-vjeçari në Himarë

Shqipëria

Dyshohet se u rrëzua aksidentalisht duke shkuar në stan, ndërron jetë 69-vjeçari në Himarë

Më: 5 maj 2023 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Himarë, ku një 69-vjeçar ka ndërruar jetë, pasu dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se i moshuari dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht teksa po shkonte në stanin e tij në një zonë malore.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Sot, në fshatin Bolenë, në një zonë malore, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, duke shkuar për në stanin e tij, shtetasi P. G., 69 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat