Vukaj: Policia t’i përgjigjet nevojës së çdo përfaqësuesi politik, të mos përsëritet precedenti Elbasan

Shqipëria

Vukaj: Policia t’i përgjigjet nevojës së çdo përfaqësuesi politik, të mos përsëritet precedenti Elbasan

Më: 5 maj 2023 Në ora: 23:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Anëtarja e Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Helga Vukaj, gjatë mbledhjes së kësaj të premteje të KQZ ka vënë theksin tek parregullësitë e konstatuara gjatë fushatës elektorale.

Në fjalën e saj, Vukaj ka kërkuar anagzhim maksimal për mabrëvajtjen e fushatës elektorale, ndërsa ka theksuar se drejtuesit e njësive administratëve janë të angazhuara maksimalisht për t’i shërbyer partisë.

Drejtuesit e njësive administratëve janë të angazhuara maksimalisht, administrata ka abandonuar detyrën dhe është në funksion të kandidatëve të partisë në pushtet. Grupet kriminale janë në mbështetje të ndarjes së parave”, thekson ajo.

Nga ana tjetër, Vukaj ka bërë thirrje që organet kompetente dhe uniformat blu t’i përgjigjen nevojave të përfaqësuesve politikë në terren pavarësisht partisë që përfaqëson.

Sipas saj, gatishmëria e uniformave blu është domosdoshmëri për mos përsëritjen e ngjarjeve kriminale, siç ndodhi në zgjedhjet parlamentare të 2021, në qytetin e Elbasanit.

“Thirrje drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku për angazhim maksimal dhe të provojë përgjegjshmëri, zbatim ligji e paanësi. T’i përgjigjet nevojës së çdo përfaqësuesi të partive politike në terren me paanshmëri me qëllim të mos ndodh precedenti Elbasan”, shtoi Vukaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat