“Boçi, Cara e Këlliçi, kanë reputacion”- Artan Fuga analizon fushatën elektorale: Kundërshtari barazohet me kriminelin!

Shqipëria

“Boçi, Cara e Këlliçi, kanë reputacion”- Artan Fuga analizon fushatën elektorale: Kundërshtari barazohet me kriminelin!

Më: 6 maj 2023 Në ora: 08:16
Akademiku Artan Fuga

Akademiku Artan Fuga, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 komentoi dje në lidhje me fushatën elektorale të bërë nga palët politike për 14 majin.

Fuga u shpreh se në përgjithësi shihet përdorimi i një gjuhe të ashpër që ka për qëllim kriminalizimin e kundërshtarit, ndërsa shtoi se vihet re ndërhyrja e çështjeve që i përkasin drejtësisë, gjyqësorit dhe prokurorisë, në politikë. Fuga komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama për mos financim të bashkive të djathta pas 14 majit, gjë e cila sipas tij duhet të ishte shmangur dhe se do të ishte gjë gabim i madh nëse do të kthehej në realitet. Në lidhje me posterat ku Kryeministri Rama ka përdorur fotografi të tij dhe zotit Berisha e zotit Meta, Fuga u shpreh se është denigrim i figurës së kundërshtarit dhe si i tillë nuk është korrekt nga ana etike.

Z. Fuga, si po ecën fushata elektorale në këndvështrimin tuaj?

Karakteristikat e një fushate elektorale që ndodh në të gjithë botën, ku gjuha ashpërsohet dhe premtimet ndonjëherë i ngjajnë përrallave që pas 14 majit gjithçka do jetë ndryshe sapo gjithçka do të jetë një botë perfektë siç është sot. E gjitha lundron në një lloj paqartësie për rezultatin me sondazhe që kundërshtojnë njëri tjetrin. Një pjesë e popullsisë është indiferente, ndërkohë që takimet e kandidatëve duken si monolog.

Hendek mes Kryeministrit dhe qytetarëve e kabinetit të tij?

Kënga tallava e afron me qytetarët? Sa i përket hendekut qeveri-elektorat, do ishte e pritshme që pas 10 vitesh në pushtet të kishte në ezaurim, por kjo nuk është e lehtë ta thuash, sepse në pushtetin lokal me përjashtim të zgjedhjeve të pjesshme 2-3 vite më parë në disa bashki, kemi kohë që nuk kemi bërë një sprovë. Në 5-6 vite ka ndryshuar demografia e shumë qyteteve të mëdha. Ka përqendrim në qytetet e mëdha dhe nuk ka një numër të lartë votuesish në qytetet e vogla. Mendoj që beteja elektorale do jetë mes dy grupeve të popullsisë.

Do heq elektoratin e zhgënjyer nga politika e qeverisja e nuk ka besim tek opozita të cilët nuk do të votojnë, janë të heshtur. Thirrja është të dalin në votime, por mendoj që janë të heshtur. Do të jetë një betejë interesash. Pjesa që është privuar nga të drejtat do votojë ndryshimin. Sa i përket këngës tavllave, them se politika shqiptare ndërton metafora. Ka një fakt që një pjesë e popullsisë ka një edukatë politike jo shumë të zhvilluar. Ka një pjesë që nuk e ndjek dot gjuhën me 100 elaborime e nuanca të politikanëve, Rama e ka pasur zakon këtë gjë, flet për gjëra të mëdha dhe përdor tallavanë për të ndërtuar bashkëveprimin me elektoratin. Ka votues që votojnë në bazë të interesave dhe militantë që votojnë në bazë bindjesh.

Edi Rama përdor fytyrën e tij në postera dhe t’i bashkëngjisë fotot e Metës dhe Berishës. Është e ligjshme mënyra e të bërit fushatë në këtë formë?

Ligji është llastik, të shohim si do interpretohet, por nga ana e etikës së komunikimit, nuk do e konsideroja një gjetje të pranueshme e moderne në kushtet e një demokracie që duhet të funksionojë sipas disa vlerave. Është denigrim i figurës së kundërshtarit. Në fushata ka një tendencë karikaturazimi të kundërshtarit, të njëjtën ka bërë me fjalë opozita për kandidatët e mazhorancës.

Këto postera tregojnë krizë të politikës shqiptare sot, që kundërshtari gati-gati barazohet me kriminelin. Jemi një komb i papërmbajtur. Politika jonë në 30 vite ka shkuar në skaje, në një gjuhë të ashpër e të pamoderuar. Është më kollaj të kriminalizosh kundërshtarin se sa të ballafaqohesh me ide, projekte. Mendohet se masa apo turma kupton më kollaj kur polet politike janë të ndara. Rama “i bie” termit “non grata”, ndërsa opozita bën të njëjtën gjë duke paraqitur kandidatët e shumicës dhe Ramën si një bandë keqbërësish të cilët kanë abuzuar.

Ndërkohë këto janë çështjes jo politike, por të drejtësisë prokurorisë e gjykatave. Kemi një interferencë të çështjeve që kanë të bëjnë me gjyqësorin në politikë.

Edi Rama tha bashkitë e djathta nuk do financohen me fonde…

Mendoj që është pa baza, nuk mund të thuhet kjo gjë, sepse mbi të gjitha pushteti vendor është autonom në raport me qeverisjen dhe paratë e buxhetit nuk janë të PS por të qytetarëve. Propagandë elektorale që nuk besoj se mund të ndodhë, por nëse ndodh do ishte një gabim i rëndë, një defekt i rëndë i qeverisjes në Shqipërisë. Përdorimi në fushatë do ishte mirë të ishte evituar.

Kandidatët e opozitës, si i keni parë?

Opozita ka pritshmëri për Tiranën, Elbasanin dhe Durrësi. Kandidatë që kanë reputacion, Këlliçi një politikan i ri, ka një program relativisht të besueshëm, por edhe zoti Veliaj vjen me kapitalin e tij elektoral të menaxhimit urban që nga një anë ka bërë viktimat e veta sociale që nuk janë pak. Edhe në Durrës kemi dy kandidatë me një mbështetje të caktuar elektorale, por aty gjithçka lidhet me projektet për portin dhe hekurudhën. Beteja do bëhet rreth Durrësit të projektuar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat