“Rama duhet të lajë gojën kur të flasë për Salvadorin”/ Berisha paralajmëron Pjerin Ndreun: Do të heq shtetësinë shqiptare. Bashkë me Safet Gjicin do të mbeteni pa atdhe!

Shqipëria

“Rama duhet të lajë gojën kur të flasë për Salvadorin”/ Berisha paralajmëron Pjerin Ndreun: Do të heq shtetësinë shqiptare. Bashkë me Safet Gjicin do të mbeteni pa atdhe!

Më: 11 maj 2023 Në ora: 19:59
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha në takimin me qytetarët në Lezhë akuzoi qeverinë Rama se i ka lënë shqiptarët të varfër duke i detyruar ata të largohen nga vendi.

Ai gjithashtu theksoi se disfata e mazhorancës në Lezhë do të jetë lajmëtarja e fitores së opozitës. Berisha ka paralajmëruar edhe Pjerin Ndreun për të cilin tha se do të përjashtohet nga Lezha, duke shtuar se bashkë me Safet Gjicin do të mbeten pa atdhe.

“14 maji është një ditë që ndan historinë, njësoj siç e ndau viti ’92. Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme të ekzistencës tonë. Duke votuar ndryshimin vendosim t’i marrim pushtetin një njeriu që ka shndërruar pushtetin në duart e një njeriu të vetëm. Ai i përdori këto pushtet për pasurimin e tij, familjarëve të tij.

Kurrë ndonjëherë në shekuj shqiptarët nuk janë detyruar të largohen nga vendi i tyre për shkak të varfërisë në rritje. Edi Rama dëshmoi se vetëm përçmim ka për qytetarin shqiptar. Edi Rama që kalon nga sheshi në shesh, me një fjalor të denjë vetëm për halabak e ka tmerruar qarku i Kurbinit, Edi Rama sheh disfatën e tij të plotë me 14 maj dhe e ka të qartë se disfata në Lezhë është lajmëtarja e disfatës së tij në mbarë Shqipërinë. Slavador, t’i i ktheve vetë përgjigje. Salvador Kaçi ka përfaqësuar këtë komb dhe këtë flamur në mënyrën me dinjitoze, t’i duhet të lash gojën kur të përmendësh fjalën e Salvadorin. Ai ka Pjerin Ndreun, por i them Pjerin Ndreut se do të të heq nga Lezha, do të përjashtoj. Do ta çregjistroj nga gjendja civile. Do të të heq shtetësinë shqiptare dhe bashkë me Safet Gjicin do të mbeteni pa atdhe.

Ndaj edhe shërbëtorë të Edi Ramës, të duken lezhjanët taleban sepse i ke vjedhur. Si mund t’u thuash qytetarëve tuaj taleban. Ata  e dinë se do ta kapni për zverku dhe do ta flakni më  datën 14. Pjerin i kam edhe dy lajme të tjera për ty. Jo të mira sepse i meriton. Edi Ramën shumë shpejt do ta përcjellim, të garantoj Pjerin se është i pashpresë. Ke gjithsej 72 orë në atë zyrë, kur të mbyllet kutia e fundit ‘via’, largohu sepse ua ke prurë lezhjanëve aty ku nuk mban më. Nuk mundet kurrë të pranojmë ne të gjitha pushtetet në duart e një njeriu që urren qytetarët e tij”, tha ndër të tjera Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat