Akuzohet për shitblerje votash, arrestohet kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Himarën

Shqipëria

Akuzohet për shitblerje votash, arrestohet kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Himarën

Më: 12 maj 2023 Në ora: 09:14
Fredi Beleri

Është arrestuar në Shqipëri kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, për Bashkinë e Himares, Fredi Beleri.

Sipas gazetares Dorjana Bezat, Beleri është arrestuar me akuzën e shit blerjes së votave në restorantin e tij në Himarë dhe është shoqëruar në ambientet Drejtorisë se Policisë në Vlorë rreth orës 00:15, shkruan Tch.

Belerin e kanë shoqëruar dy persona në drejtim të komisariatit Himare dhe më pas mësohet se është dërguar drejt Vlorës. Bashkë me të janë shoqëruar avokati i tij personal, një person pjesë e stafit të punës. Në komisariatin e Himarës, Belerin e kanë pritur simpatizantë teksa bashkë me ta ka qenë edhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, i cili e quan sulm të pastër politik dhe bënë thirrje që të tilla tentative, për pengimin e procesit elektoral të ndalen. Sipas Dules shoqërimi i sotëm i Belerit, është orkestruar enkas nga kryeministri Rama.

Pas tre orësh nga shoqërimi është liruar avokati personal i Fredi Belerit, të cilët nuk janë informuar përse janë shoqëruar. Ndërkohë Beleri është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Vlorës dhe akuzohet për shitblerje të votës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat