Si financohen partitë politike? Analistja e njohur zbulon shifrat marramendëse të shpenzimeve në rrjetet sociale

Shqipëria

Si financohen partitë politike? Analistja e njohur zbulon shifrat marramendëse të shpenzimeve në rrjetet sociale

Më: 12 maj 2023 Në ora: 15:02
Liderët politik në Shqipëri

Analistja zgjedhore e KRIIK, Antuela Male komenton financimin e fushatës elektorale në rrjetet sociale të partive politike në vend.

Male tha se ligji i përcakton qartë burimet e financimeve.

“Ligji përcakton qartë burimet e financimeve. Partitë mund të financohen edhe nga donator apo individë privat për të cilat ka disa kushte. Përjashtohen ata individë që në 3 vitet e fundit kanë marrë para nga buxheti i shtetit.

Në rastin e z. Berisha duhet t’i referohemi si koalicion Bashkë Fitojmë. Në këtë rast partia përgjegjëse për raportin e fondeve është Partisë së Lirisë, cdo raportim financiad do duhet të kryhet në KQZ përmes PL.” u shpreh ajo.

Ndër të tjera Male tha se nga data e dekretimit të zgjedhjeve partitë politike kanë shpenzuar shuma të konsiderueshme për sponsorizime në rrjetet sociale, kryesisht facebook dhe Instagram.

“Kemi matur vetëm shpenzimet përmes platformës META, pra shpenzimet e kandidatëve në facebook dhe instagram.

Na rezulton se në total, deri në ditën e dielë, janë shpenzuar në total, për Facebook dhe Instagram nga të gjitha subjektet rreth 86 200 dollarë, nga të cilat 34 mijë nga koalicioni Bashkë Fitojmë dhe 27 800 nga PS. Kandidati që ka shpenzuar shumën më të madhe, është z. Veliaj me 16 400 USD, më pas Këllici me 13 300 $. Ajo që është për t’u theksuar është diferenca, në 24 mijë USD nga të cilat 8 mijë janë të shpenzuara nga forca të tjera politike dhe 16 mijë $ nga palë të treta. Me palë të treta nënkuptoj, lajme të postuara, qoftë nëpër portale, apo gazeta e media online, që kanë përmbajtje politike”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat