Seanca për Fredi Belerin, mediat greke mbërrrijnë në gykatën e Vlorës

Shqipëria

Seanca për Fredi Belerin, mediat greke mbërrrijnë në gykatën e Vlorës

Më: 13 maj 2023 Në ora: 12:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kandidati i koalicionit, “Bashke Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri ka mbërritur këtë të shtunë në ambientet e gjykatës së Vlorës, ku pritet të njihet me masën e sigurisë.

Në sallën ku pritet të jepet vendimi, janë të pranishëm ambasadorja greke në Tiranë Kostantina Kamitsi, si dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule.

Arrestimi i Belerit ka ngjallur interesin e mediave greke, ku gazetarët e kanalit Alfa kanë mbërritur në ambientet e jashtmne të gjykatës së Vlorës.

Beleri u arrestua gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes, pasi dyshohet si i përfshirë në shit-blerjen e votave.

Beleri ndodhej në ambientet e restorantit të tij në Himarë kur u shoqërua ne polici.

Ai u shoqërua nga efektivë të prokurorise Vlorë, në drejtim të komisariatit dhe më pas u transferua në komisariatin e Vlorës.

Simpatizantë të shumtë u mblodhën në përkrahje të tij para komisariatit të Himarës.

Bashkë me Belerin u shoqëruan dhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve bën pjesë në shtabin e Fredi Belerit. Personi në fjalë vuante nga problemet e zemrës, dhe disa orë pas shoqërimit të tij në polici është thirrur ambulanca që e ka marrë dhe e ka transferuar drejt spitalit pasi ka shfaqur probleme.

Pas tre orësh nga shoqërimi u lirua avokati personal i Fredi Belerit si dhe njëri prej të shoqëruarve.

Në fletën e arrestit të lëshuar ndaj Belerit theksohet se ai u ndalua në flagrancë duke blerë vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat