Tentoi të fuste një karikator pistolete në qeli, e pëson keq polici i burgut të Drenovës

Shqipëria

Tentoi të fuste një karikator pistolete në qeli, e pëson keq polici i burgut të Drenovës

Më: 14 maj 2023 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Një punonjësi i policisë në IEVP Drenovë është kapur me një karikator pistolete. Sipas informacioneve raportohet se polici Etjen Gjata, është ndaluar gjatë kontrollit pasi i është gjetur karikatori i pistoletës i mbushur, të cilin tentoi ta futë në ambientet e brendshme të burgut.

Ngjarja ka ndodhur gjate paradites. Mësohet se ky punonjës policie ka lidhje me një të dënuar të sigurisë së lartë.

Nuk dihet arsyeja se përsë ka dashur të fusë karikatorin e pistoletës brenda ambienteve të burgut.

Pritet që rrethanat të zbulohen nga hetimi që do të kryhet për rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat