Incidenti në Maliq/ Spaho: Një grup të rinjsh më rrethuan dhe më goditën, tenativa për të indimiduar votuesit

Shqipëria

Incidenti në Maliq/ Spaho: Një grup të rinjsh më rrethuan dhe më goditën, tenativa për të indimiduar votuesit

Më: 14 maj 2023 Në ora: 15:18
Edmond Spaho

Deputeti i opozitës, Edmond Spaho, ka reaguar lidhur me incidentin në të cilin u përfshi disa moment më parë në qendrën e votimit në fshatin Zvezdë në Maliq.

Ai thekson se u shfaq në këtë qendër votimi pas informacioneve që kishte marrë se një grup të rinjsh po intimidonin votuesit.

Spaho shprehet se në momentin që është future në këtë qendër votimi është hasur me dy persona që kanë tentuar ta ndalojnë, gjë e cila ka sjellë dhe agravim të situatës deri në konfrontim fizik.

Ai shton se është goditur nga të rinjt që ndodheshin në qendrën e votimit në fshatin Zvezdë, ndërsa thekson se ai është i autorizuar për të vizituar qendrat e votimit në bazqë të Kodit Zgjedhor.

“Shkova për të komtrolluar ecurinë e procesit të votimit. Kisha marrë informacion që një grup të rinjsh po ushtronin presion. Shkova në Zvezdë vetëm, pashë një grup të rinjsh me kapuça brenda dhe jashtë Qv. U përpoqa t’i bëj shenjë komisionerit, por më penguan dy gorilla të mëdha. U përpoqa t’i anashkaloj ishte e pamundur dhe më pas tërhoqa njërin. Kush je ti që më ndalon dhe e tërhoqa pasi po më pengonte.

Kur ndodhi kjo ngjarje të gjithë të rinjtë më rrethuan dhe u detyrova të dal. Njoftova komisarin dhe KZAZ dhe kërkova prezencën në Zvezdë, teksa prisja u përballa me të shara dhe ulërima. Donin të tregonin dominimin e qendrave. I kam fotografuar dy gorillat, ndërkohë vjen deputeti Pendavinji me një grup tjetër që po më ofendonin. I thashë Pendavinjit që është hajdut zgjedhjesh. Në këtë kohë dikush më goditi në buzën e sipërme, situata po acarohej dhe u detyrova të dal jashtë.

Unë bëra kallzim penal dhe këtë kallzim do ta bëjë edhe n/kryetari i KZAZ.

Incidente të tilla nuk duhet të ketë fare, edhe incidenti i parë me Gëzim Topçiun ishte një mashtrim që ai po u bënte traktoristëve pasi nuk i targon ai mjetet bujqësore.

Dhe atë takim unë e kam dokumentuar me video që policia dhe prokuroria apo OSBE ta ndjekin. Edhe në këtë rast sipas Kodit Zgjedhor mua më lejohet të futem në Qv, unë informohem por nuk futem por atje shkova vetëm dhe pa përkrahës”, shprehet ai.

Nga ana tjetër, kreu aktual i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu ka theksuar se momentin që Spaho dhunon qytetarit e ka të dokumentuar. Ai shton se po tentohet të sajohen incidente artificiale me qëllim cënimin e procesit zgjedhor.

Lidhur me këtë inicident ka reaguar dhe Policia e Shtetit përmes një deklarate zyrtare, ku thekson se ka marrë dëshmitë e përfaqësuesve të subjekteve politikë të përfshirë në këtë ngjarje.

Gjithashtu, në njoftim bëhet me dije se ngjarja nuk është raportuar në polici.

Njoftimi i plotë:

Në lidhje me dy raste të publikuara në media, njëri prej tyre deklarata e  kandidates së PD-së shtetases L. A., e cila pretendon se në lagjen nr. 17, Korçë, punonjës të administratës publike po intimidojnë votuesit, ndërsa rasti tjetër një video ku shfaqet deputeti i PD-së shtetasi E.S., duke u konfrontuar fizikisht me një shtetas në një qendër votimi në fshatin Zvezdë, Maliq, me pretendimin se ai shtetas po intimidonte votuesit, ju informojmë se:

Në të dy rastet është komunikuar me kandidaten L. A. dhe deputetin E. S., ku u është kërkuar që të paraqiten në Komisariatet e  Policisë, për t’u pyetur dhe intervistuar në lidhje me sa pretendojnë.

Në lidhje me pretendimet e tyre, në të dy rastet u është marrë deklarim nga specialistët për Hetimin e  Krimeve në Komisariatet e Policisë Korçë dhe Maliq, ku në bashkëpunim me KZAZ Korçë dhe Maliq, po kryhen të gjitha verifikimet e nevojshme.

Theksojmë se në asnjë prej rasteve të mësipërme, nuk është kërkuar ndërhyrja e Policisë në qendrat e votimit apo në ambientet përreth qendrave të votimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat