Debakëli i PD-së, opozita vetëm 6 bashki - Fitore e thellë e socialistëve

Shqipëria

Debakëli i PD-së, opozita vetëm 6 bashki - Fitore e thellë e socialistëve

Më: 15 maj 2023 Në ora: 07:20 Përditësuar në ora: 09:40 më 15.05.2023
Sali Berisha dhe Edi Rama

Partia Socialiste ka fituar në mbi 50 bashki, Rama publikon foton e veçantë nga selia rozë

Kjo e hënë është vendimtare për të gjithë shqiptarët, pasi janë duke numëruar votat për zgjedhjet vendore.

Mësohet se deri tani, Partia Socialiste ka fituar në mbi 50 bashki dhe kjo konsiderohet si një fitore e thellë.

Si pasojë, në selinë rozë ka nisur gëzimi. Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një foto nga selia e Partisë Socialiste të Shqipërisë, në të cilën shfaqet një tufë me trëndafila me të njëjtën ngjyrë.

“MIRËMËNGJES”, ka shkruar Rama, shoqëruar me ‘emoi-n’ e një zemre. Ndërkohë, komentet kanë qene të shumta, të cilat e urojnë kryeministrin për këtë fitore.

Surpriza e madhe ndodh në Shkodër, Benet Beci thellon fitoren ndaj Bardh Spahisë

Kandidati i Partisë Socialiste Benet Beci ka thelluar diferencën në qytetin e Shkodrës, përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia.

Teksa janë numëruar 117 qendra votimi nga 247 në total, Beci kryeson me 59.93% të votave, ose 15636 vota.

Bardh Spahia ka mundur të marrë 40.07% te votave, ose 10455 vota. Diferenca mes dy kandidatëve teksa janë numëruar 117 qendra votimi është rritur në 5181 vota.

Për të ndjekur në kohë reale rezultatin e zgjedhjeve vendore.

Vijon numërimi votave në Korçë, dalin rezultatet paraprake të bashkive të këtij qarku

Vijon numërimi i votave në qarkun e Korçës.

Sipas rezultateve paraprake në Bashkinë e Korçës, Sotiraq Filo nga PS ka marrë 10.737 vota ndërsa Ledina Alolli nga koalicioni “Bashkë fitojmë” ka marrë 6797 vota.

Në Pogradec, janë numëruar 36 nga 106 kuti votimi ku Ilir Xhakolli nga PS ka marrë  5778 vota ndërsa Zini Tollozhina nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 2842 vota.

Në Maliq janë numëruar 32 nga 76 kuti votimi, ku Gëzim Topçiu nga PS ka marrë 5464 vota ndërsa Alfred Gega nga “Bashkë Fitojmë” ka marrë 2572 vota.

Në Devoll janë numëruar 26 nga 49 kuti votimi, ku Eduard Duro nga PS ka marrë 4703 vota ndërsa Elvis Hajdërlli nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marrë 4239 vota.

Në Bashkinë e Kolonjës janë numëruar 25 nga 28 kuti votimi, ku Erion Isai nga PS ka marrë  3491 vota ndërsa Et’hem Lumani nga koaliconi ‘Bashkë Fitojmë’ ka marrë 1964 vota.

Shpallet rezultati final, PS i rrëmben një tjetër bashki PD-së

Në Bashkinë e Roskovecit ka përfunduar numërimi i votave.

Në bazë të rezultateve, ka fituar Majlinda Bufi kryebashkiakja aktuale, me diferencë prej 579 votash me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Erdit Harizaj.

E përkthyer në rezultat final, Majlinda Bufi mori 53.2% të votave.

Ndërsa Erdit Harizaj ka marrë 46.8% të votave. 

Numërimi votave drejt përfundimit në Fier, ja cili kandidat kryeson rezultatet paraprake

Kandidati i Partisë Socialiste në Fier, Armando Subashi deri më tani kryeson bindshëm.

Ai ka marrë 15.154 vota.

Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë”, ka marrë 4.277 vota, ndërsa kandidatja e Partisë Demokratike ka marrë 2.529.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ  janë numëruar kutitë e 97 qendra votimi nga 224 që janë gjithsej.

Erion Veliaj kryeson në Tiranë, kalon 9 mijë vota para kandidatit Belind Këlliçi

Numërimi i votave për Bashkinë e Tiranës, po vijon me ritme të shpejta prej disa orësh, ku deri më tani janë numëruar 445 qendra votimi nga 941 në total.

Sipas raportimit të minutave të fundit të shifrave nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve Erion Veliaj i cili kandidon për mandat të tretë ka marrë 37.719 vota ose 53.23%.

Kurse 28.356 vota ose 40.1 % ka marrë Belind Këlliçi nga koalicioni Bashkë Fitojmë

3.248 vota ose 4.58% Roland Bejko nga Paria Demokratike

624 vota ka marrë Lajla Përnska nga PDIU

Bastion i PD-së, thyhet Shkodra: Benet Beci kryeson me 60% ndaj Bardh Spahisë

Procesi i numërimit në Shkodër po vazhdon, ku duket se kandidati i Partisë Socialiste Benet Beci po fiton bindshëm ndaj Bardh Spahisë.

Shkodra një bastion i djathtë i cili që prej fillim viteve 90 është udhëhequr nda demokratët dhe shanset që të shkojë majtas në këto zgjedhje janë të mëdha.

Sipas rezultateve të deritanishme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kryeson Benet Beci me 60%, 5805 vota.

Me një diferencë prej 2 mijë votash më pak, kandidati Bardh Spahia ka marrë besimin e 39% të votuesve me gjithsej 3758 vota.

Aktualisht janë numëruar 41 qendra votimi nga 247 gjithsej, por nuk dihet nëse mund të përmbyset dot rezultati i deritanishëm.

Përfundon numërimi i votave në dhjetëra bashki në Shqipëri, në shumicën fiton PS

Tanimë më shumë se dhjetëra bashki kanë përfunduar numërimi i votave, derisa vijon procesi i numërimit në pjesën më të madhe të bashkive.

Socialistët fituan bindshëm në Kamëz, ku Rakip Suli u rizgjodh si kryetar bashkie me 60% të votave. Edhe Vora u kthye rozë ku u zgjodh kryetar bashkie Blerim Shera me 73% të votave. Në krye të bashkisë Elbasan u zgjodh me rezultat 56% të votave.

Bashkia e katërt që përfundoi procesin ishte Pusteci, ku u besua socialisti Pal Kolefski me 63%. Para pak çastesh u mbyll votimi edhe në Delvinë ku fituan sërish socialistët me në krye Besmir Veliu prej 62% të votave.

Numërimi i votave ka përfunduar në bashkinë Klos të Shqipërisë, dhe ka triumfuar kandidatja socialiste Valbona Kola.

Kola mori 4489, kurse Bedri Hoxha nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” 3498 vota.

Mes dy kandidatëve ka një diferencë me 991 vota.

Ka përfunduar votimi në Libohovë dhe Memaliaj, ku me diferencë të ngushtë votash, ka mundur të fitojë koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Në Libohovë kandidati Adil Xhelili i “Bashkë Fitojmë” ka kryesuar me 1401 vota. Ndërsa kandidati i Partisë Socialiste Leonard Hide mundi të sigurojë 1234 vota nga të gjithë kutitë e numëruara, me 167 vota më pak.

Edhe në Memaliaj ka përfunduar procesi dhe fitues është shpallur Albert Malaj i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Malaj është shpallur fitues me 2580 vota.

Drejtuesi aktual i bashkisë, Gjolek Guci i Partisë Socialiste nuk mundi të fitojë sërish mandatin duke marrë me diferencë të ngushtë 2368 vota, me 212 vota më pak.

Gjuci ka siguruar 47.75% të votave ndërsa Malaj 52.25%.

Në bashkinë Kolonja, ku është konfirmuar për një mandat tjetër kandidati i PS-së, Erion Isai me 3873 vota, kurse kandidati i BF, Ethem Lumani ka marrë 2150 vota.

Edhe pse me diferencë të ngushtë, Partia Socialiste ka fituar bashkinë Këlcyrë.

Sapo ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit në Bashkinë Këlcyrë, ku kandidati Klement Ndoni i Partisë Socialiste ka marrë zyrtarisht kreun e bashkisë.

Klement Ndoni ka marrë 49.33% të votave me 2018, pasuar nga kandidati Arjan Kasaj me 47.32% prej 1936.

Më pak vota ka marrë kandidati i Partisë Demokratike, Adriatik Spahiu me 137 vota.

Ka përfunduar procesi i numërimit në 22 nga 22 qendrat e votimit në Tepelenë.

Kandidati socialist Tërmet Peçi ka mundur të sigurojë 82.67% të mbështetjes qytetare, që e përkthyer në shifra do të thotë 4088 vota. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Baftiar Imeri ka marrë 10.33%, ose 511 vota. Ndërsa kandidati i PD-së, Sokol Guga ka grumbulluar 7% ose 346 vota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat