PS fiton dhe bashkinë e tretë në qarkun e Tiranës, Veliaj: Nga sot për ta çuar Rrogozhinën gjithnjë e më përpara

Shqipëria

PS fiton dhe bashkinë e tretë në qarkun e Tiranës, Veliaj: Nga sot për ta çuar Rrogozhinën gjithnjë e më përpara

Më: 15 maj 2023 Në ora: 09:08
Erion Veliaj

Pas Kamzës dhe Vorës, socialistët fitojnë dhe bashkinë e tretë, atë të Rrogozhinës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj siguron se Edison Memolla do t’i shërbejë me dashuri e përkushtim 100% qytetarëve të Rrogozhinës, siç ka bërë çdo ditë deri më sot. “Rrogozhina është fitorja jonë e tretë në Qarkun e Tiranës.

Fituam me nje grusht votash, por Edisoni do t’i shërbejë me dashuri e përkushtim 100% të qytetarëve të saj, siç ka bërë çdo ditë deri më sot.

Bravo atij dhe skuadrës, punë të mbarë nga sot për t’a çuar Rrogozhinën gjithnjë e më përpara. Përulësi e mirënjohje të jashtëzakonshme për qytetarët, që i dhanë sërish besimin e madh Partisë Socialiste”, shkruan Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat