Fitoi mandatin në Mirditë, Albert Mëlyshi i PD: Ftoj kryeministrin për një kafe në Rrëshen

Shqipëria

Fitoi mandatin në Mirditë, Albert Mëlyshi i PD: Ftoj kryeministrin për një kafe në Rrëshen

Më: 16 maj 2023 Në ora: 12:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Albert Mëlyshi fitoi mandatin e tij si kryetar bashkie në Mirditë.

“Motra dhe vëllezër Mirditorë, nga zemra dhe nga mendja, Ju faleminderit për besimin tuaj!

Jam i vetëdijshëm që pesha e kësaj detyre fisnike ka filluar pikërisht sot për mua. Pushteti i Kryetarit të Bashkisë do të jetë në dispozicionin e secilit prej jush, në shërbimin tuaj, në mesin tuaj, çdo ditë të mandatit tim!

Falenderoj z. Dedaj për urimet! Njerëzisht dhe profesionalisht i uroj suksese dhe mbarësi!

Rinovoj ftesën time ndaj Kryeministrit të Shqipërisë për një kafe në Rrëshen, si djalë i mirë e si Kryetar Bashkie i mirë, për projekte të rëndësishme që dua t’i paraqes sa më parë për zhvillimin e Mirditës.

Falenderim të veçantë për vëllezërit Mirditorë të ardhur nga jashtë Shqipërisë. Do të vazhdojë komunikimi mes nesh, me mbështetjen maksimale për çdo inisiativë private në Mirditën tonë! Faleminderit Mirditë! Së bashku, për ditë më të mira!”, tha Mëlyshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat