Salliu: 15-veçari u ther pas zënkës në rrjete sociale

Shqipëria

Salliu: 15-veçari u ther pas zënkës në rrjete sociale

Më: 16 maj 2023 Në ora: 18:39
Fatos Salliu

Një përleshje mes të rinjsh në Gramsh të Shqipërisë përfundoi me therjen për vdekje të një 15-vjeçari.

Gazetari nga atje, Fatos Salliu, për emisionin Info Magazine raporton se po ashtu një i afërm i viktimës, po ashtu 15-vjeç është i plagosur dhe ndodhet në spital.

“Sherri mes adoleshentësh ka ndodhur në afërsi të një shkolle dhe duket se zanafilla ishte në rrjete sociale, pra ngjarja ka ndodhur pas një grindjeje e sherri në rrjete sociale”.

Salliu shtoi se megjithëse adoleshentet janë përpjekur t’i fshihen policisë, ata janë kapur pas disa minutash dhe katër prej tyre tashmë ndodhen në komisariat dhe janë duke u marr në pyetje nga prokurori i çështjes, në prani të psikologëve dhe prindërve të tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat