Ish-deputetja e PD: Opozita duhet të vijë me një vizion të ri, plagët e hapura duhet të shërohen për t’i bërë ballë mazhorancës

Shqipëria

Ish-deputetja e PD: Opozita duhet të vijë me një vizion të ri, plagët e hapura duhet të shërohen për t’i bërë ballë mazhorancës

Më: 20 maj 2023 Në ora: 15:01
Ish-deputetja e PD, Rudina Hajdari

Ish-deputetja e PD, Rudina Hajdari në një intervistë për Panorama TV tha se pas humbjes në zgjedhjet lokale, opozita duhet të bashkohet dhe ta marrë si duhet mesazhin dhe të ecë drejt një vizioni të ri.

Rudina tha se fajin kryesor për humbjen e PD në këto zgjedhje e mban ish-kryetari Lulzim Basha dhe se brenda partisë duhet të ketë diskutime për kryetarin që do e drejtojnë tani e tuje këtë të fundit.

E pyetur për dorëheqjen e kreut të komanduar, Enkelejd Alibeaj ajo tha se ky i fundit nuk ka pasur asnjëherë post drejtues pasi ka qenë post i sajuar, ndërsa tha se zgjedhje e Gazmend Bardhit si kryetar grupi në PD mund të ndihmojë për bashkimin e opozitës.

Pjesë nga biseda në studio:

“Ka një braktisje të vendit, jemi përballë shumë sfidave dhe mendoj se shumë demokrat janë larguar pasi nuk kanë pasur pushtet dhe bojkotimi i zgjedhjeve solli problem të madh. Mendoj që shumë prej demokratëve janë larguar, emigrimi është rritur. Faktor tjetër ka të bëjë me komunikimit, duhet të jetë tjetër dhe të apelojë te qytetarët dhe të shihet që PD po ecën drejt një vizioni të ri”, tha ajo.

Berisha duhet të mbajë përgjegjësi për këtë humbje?

Zoti Basha mban një përgjegjësi të madhe për humbjen e PD-së, kur ka humbje të zgjedhjeve kryetari duhet të ketë reflektim dhe një rikonfirmim të kryetarit përballë partisë me ndryshimet që ishin bërë nga statuti. Kryetari duhet të jetë sa më i hapur dhe të kuptojë se PD i duhet një ndryshim për të ecur para. Alibeaj nuk ka qenë asnjëherë në post drejtues, ka qenë i sajuar si post dhe tallje me anëtarësinë e PD. Nuk e kam parë kurrë atë si të tillë.

A mendoni se zgjedhja e Bardhit si kryetar grupi do ndikojë për bashkim të demokratëve?

Do e vlerësoja nëse do ndodhte diçka e tillë, vetëm kështu mund të shërojmë plagët që janë hapur. Vetëm bashkimi do sjellë forcë brenda partisë, uroj të jetë kështu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat