Transportonte emigrantë dhe iu merrte deri në 1 mijë euro, në pranga 28-vjeçari

Shqipëria

Transportonte emigrantë dhe iu merrte deri në 1 mijë euro, në pranga 28-vjeçari

Më: 23 maj 2023 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Një 28-vjeçar është në pranga nga Policia e Korçës, pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

I riu, i identifikuar si Selami Zyberi do të transportonte 25 shtetas të huaj përtej kufirit në mënyrë ilegale. Ai do të paguhej nga emigrantët me shumë parash që varionin nga 300 deri në 1 mijë euro për person.

Policia ka sekuestruar automjeti furgon, një aparat celular dhe paratë.

Ndalimi i tij u bë në aksin rrugor “Qafë Plloçë-Qukës”, pranë fshatit Golik, Pogradec.

Fillimisht ai nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, por uniformat blu kanë mundur ta neutralizojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat