Komisioni i Ekonomisë miraton rritjen e rrogave për deputetët dhe ministrat

Shqipëria

Komisioni i Ekonomisë miraton rritjen e rrogave për deputetët dhe ministrat

Më: 23 maj 2023 Në ora: 13:07
Komisioni i Ekonomisë miraton rritjen e rrogave për deputetët dhe ministrat

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar në unanimitet rritjen e rrogave të deputetëve dhe ministrave.

Kjo rritje është pjesë e projektligjit për rritjen e pagave të administratës publike, parashikuar në reformën e pagave të hartuar nga mazhoranca.

Megjithatë, ndonëse u miratua në unanimitet, ky projektligj nuk ka kaluar pa debate mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës.

Këta të fundit parashtruan që në fillim kërkesën e tyre për këtë rritje, duke pretenduar se nuk duhet të përjashtohen nga skema e reformës së pagave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat