Çfarë ndodhi papritur? Punonjëset e një fabrike përfundojnë në spital

Shqipëria

Çfarë ndodhi papritur? Punonjëset e një fabrike përfundojnë në spital

Më: 25 maj 2023 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Disa punonjëse të një fabrike teli në Bathore janë paraqitur ditën e sotme për kontroll mjekësor në QSUT.

Gjatë qëndrimit në ambientet e punës, ata nuk janë ndjerë mirë dhe kanë shfaqur shenja asfiksie.

Dy prej këtyre punonjëseve, shtetaset me iniciale T.D., 42 vjeçe, dhe F.N., 47 vjeçe, ndodhen aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat