Automjeti përfundon në humnerë në Lezhë, raportohet për të lënduar

Shqipëria

Automjeti përfundon në humnerë në Lezhë, raportohet për të lënduar

Më: 29 maj 2023 Në ora: 15:39
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në dalje të fshatit Ungrej në Lezhë.

Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra në humnerë.

Si pasojë e aksidentit, raportohet për disa të lënduar, ndërsa drejtuesi ka marrë fraktura të shumta në trup dhe është transportuar drejt spitalit të Lezhës.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat