Rama takohet me Macron në Bratislavë: Biseduam për marrëdhëniet bilaterale Francë-Shqipëri

Shqipëria

Rama takohet me Macron në Bratislavë: Biseduam për marrëdhëniet bilaterale Francë-Shqipëri

Më: 31 maj 2023 Në ora: 18:12
Foto nga takimi

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me presidentin francez, Emmanuel Macron në Bradislavë.

Kreu i qeverisë ka ndarë disa fotografi nga takimi, duke zbardhur edhe bisedimet.

Kryeministri shprehet se temë diskutimi kanë qenë marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE-në, nevoja për një qasje të re politiko-ekonomike si edhe marrëdhëniet bilaterale Francë-Shqipëri.

“Me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në një takim shumë miqësor, ku u prekën me thellësi temat e rajonit tonë në sfondin e konfliktit në Ukrainë, marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe nevoja për një qasje të re politiko-ekonomike, si edhe marrëdhëniet bilaterale Francë-Shqipëri”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat