Arrestohen dy vëllezër në Sarandë, babai punonjës policie nën hetim

Shqipëria

Arrestohen dy vëllezër në Sarandë, babai punonjës policie nën hetim

Më: 1 qershor 2023 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me AMP-në, arrestuan në flagrancë shtetasit P. N., 24 vjeç dhe R. N., 21 vjeç, si dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë për babanë e këtyre dy shtetasve, shtetasin A. N., 58 vjeç (punonjës policie), pasi ditën e djeshme, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar dhe penguar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit të shtetasit P. N., pasi ai ishte konstatuar duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi D. R., 37 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur një shtetas, nëpërmjet telefonit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin A. O., 53 vjeç (mësues në shkollën e fshatit Novoselë) dhe për dy nxënës të kësaj shkolle, njëri prej tyre 16 vjeç (djali i shtetasit A. O) dhe tjetri 17 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht, jashtë ambienteve të shkollës, për motive të dobëta. Gjatë kontrollit fizik, 17-vjeçarit iu gjet një 1 përforcues grushti, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin V. K., 39 vjeç, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Dh., 18 vjeç, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, është përfshirë në një aksident rrugor me një automjet. Për pasojë është dëmtuar vetë 18-vjeçari, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat