Korça në festë/ Karnavalet mbushin rrugët e qytetit, performanca e personazhe të shumta për të argëtuar qytetarët dhe turistët

Shqipëria

Korça në festë/ Karnavalet mbushin rrugët e qytetit, performanca e personazhe të shumta për të argëtuar qytetarët dhe turistët

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 12:30
Korça

Kanë nisur në Korçë festimet për karnavalet e famshme që hapin kështu sezonin turistik. Edicioni i 16-të i karnavaleve të Korçës starton sot duke sjellë për qytetin e serenatave momente argëtimit të paharrueshme.

Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se do të jenë 30 grupe pjesëmarrëse në karnavalet e Korçës të cilat kudo në çdo rrugë të qytetit do të performojnë grupe të ndryshme që kanë mahnitur qytetarët.

Grupet janë nga Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Bosnje Hercegovina.

Ka dhe ndryshime këtë vit, pasi asnjë vit Korça nuk sjell karnavale të njëjta.

Ka një mori personazhesh dhe kostumesh. Ky event do të kulmojë në pazarin e Korçës gjatë mbrëmjes, teksa sezoni parashikohet i ngjeshur me shumë aktivitete.
Ndërkaq mësohet se pothuajse të gjitha kapacitetet akomoduese janë prenotuar nga turistët që do të shijojnë festën e karnavaleve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat