Elbasan/ Goditi me dorezë metalike të moshuarin, shpallet në kërkim një 41-vjeçar

Shqipëria

Elbasan/ Goditi me dorezë metalike të moshuarin, shpallet në kërkim një 41-vjeçar

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Një sherr ka ndodhur në lagjen “Kala” në Elbasan, ku një 60-vjeçar është goditur me dorezë metalike nga një person.

Incidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit, për motive të dobëta. Pasi 41-vjeçari E.I e ka gjuajtur me dorezë metalike të moshuarin M.K, është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Policia po vijon kontrollet për kapjen e tij. Ndërsa 60-vjeçari ndodhet në spitalin e Elbasanit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat