Taulant Balla paraqitet në SPAK, ja arsyeja

Shqipëria

Taulant Balla paraqitet në SPAK, ja arsyeja

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 10:44
Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është paraqitur në SPAK. Gazetari Ermal Vija raporton se prej orës 10:00, Balla po dëshmon në lidhje me një kallëzim për ndërtimin e Kompleksit Partizani. Gazetari shtoi se Balla do të japë sqarime nën cilësinë e personit që ka bërë kallëzimin.

Sipas kallëzimit, janë disa zyrtarë të përfshirë, mes të cilëve edhe ish kryeministri Sali Berisha. Balla pretendon se këta persona kanë shitur me një vlerë mjjaft të ulët sipërfaqen e tokës në Kompleksin Partizani me qëllim që të përfitonte JamArbër Malltezi, dhëndri i ish kryeministrit Berisha.

“Kjo nuk është hera e parë që Balla paraqitet në Prokurorinë e Posaçme. Ai herë pas here, edhe pse fillimisht ka depozituar një kallëzim në lidhje me kompleksin Partizani, u ka vënë në dispozicion prokurorëve edhe fakte të reja shtesë.

Sipas kallëzimit, janë disa zyrtarë të përfshirë, përfshirë ish kryeministrin Sali Berisha, disa ish ministrja të Mbrojtjes si Arben Imami, Fatmir Mediu apo ish ministri i Punëve të asaj kohe, Genc Ruli si edhe disa zyrtarë të tjerë që kanë drejtuar në atë kohë klubin Partizani”, raportoi gazetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat