Raporti i Partisë Socialiste me drejtësinë! Rama: Jemi krenarë, i kemi hyrë detit në këmbë me reformën

Shqipëria

Raporti i Partisë Socialiste me drejtësinë! Rama: Jemi krenarë, i kemi hyrë detit në këmbë me reformën

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 20:07
Edi Rama

Kryeministri dhe njëkohësisht kryesocialisti Edi Rama ka komentuar raportin e Partisë Socialiste me drejtësinë.

Rama: Raporti i kësaj partie me drejtësinë! Ky raport në fakt ka nisur me burgosjen e liderit të partisë.

Ka vazhduar me shtrirjen e dorës së të burgosurit në drejtim të burgosësit.

Është zhvilluar më pas si një raport respekti për pavarësinë e gjyqësorit, edhe si një raport me plagë të hapura nga gjyqësori i produkt kundër nesh. Kujtojmë kur ishte si vegël e kundërshtarëve që e përdorën kundër nesh.

Kjo parti i hyri në këmbë atij deti që asnjë forcë më parë se kishte marrë. Është e vetmja parti në pushtetit që as ka vrarë, as ka burgosur, as ka rrahur njeri për arsye politike në të gjitha vitet që ka drejtuar.

Asnjë parti tjetër, që nga 1912 nuk e ka bërë dot. Kjo duhet të ketë një arsye. Ka një arsye pse edhe këtë e kemi ndryshe nga të tjetër.

Kjo periudhë e pushtetit është e para në historinë e Shqipërisë.

Falë nesh, falë kësaj partie, falë reformës në drejtësi të shumicës qeverisëse, do të jetë e para Shqipëri me drejtësi të barabartë për të gjithë. Falë kësaj familje që feston sot, familjes së fëmijëve tanë… nuk do të kenë më asnjë nga andrrallat që duhet të heqim edhe për ca kohë.

Mos e harroni që ky është deti që ne i kemi hyrë në këmbë për të ndërruar kursin e një historie qindra vjeçare shkëputjeje nga Perëndimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat