Rinis hetimi për Jani Prengën/ U rrëmbye dhe u ekzekutua në Shijak, por trupi nuk i është gjetur

Shqipëria

Rinis hetimi për Jani Prengën/ U rrëmbye dhe u ekzekutua në Shijak, por trupi nuk i është gjetur

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 16:19
Jani Prenga

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen e zhdukjes së Jani Prengës. Për këtë ngjarje është akuzuar Dritan Rexhepi i cili më herët ka qenë i dënuar në Ekuador për trafik droge, por është liruar.

Ndërkohë gjyqi për Altin Hajrin për të njëjtat akuza është pezulluar deri në kapjen e tij.

Hajri është pronari i kompleksit “Golden” në Shijak ku dyshohet se u mbajt peng dhe u vra Jani Prenga më 17 janar të vitit 2020.

Edhe pse ka prova të forta se Prenga është torturuar dhe më pas është vrarë, policia ende nuk e ka gjetur trupin e tij.

Jani Prenga u rrëmbye pasi vëllai i tij në Angli grabiti 260 kg heroinë, drogë që kishte lidhje me Dritan Rexhepin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat