Hasa-Bardhit: Duhet të respektosh vendimin e Kryesisë së PD-së zyrtare

Shqipëria

Hasa-Bardhit: Duhet të respektosh vendimin e Kryesisë së PD-së zyrtare

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 21:05
Anëtari i Kryesisë së PD zyrtare, Endi Hasa

Anëtari i Kryesisë së PD zyrtare, Endi Hasa i kërkon Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi të zbatojë vendimet e marra nga Kryesia. Pas vendimit që u mor në datën 7 qershor nga ky forum, ku u vendos të mbahen zgjedhjet për kryetar të ri të PD-së zyrtare më 29 korrik, në këtë formacion politik kanë nisur përplasjet dhe përçarjet.

Edhe pse neni 53 i statutit të PD zyrtare thotë se Komisioni Zgjedhor duhet të miratohet nga Këshilli Kombëtar, Hasa thotë se kjo do të jetë një vendimarrje e Kryesisë.

Përçarja e PD zyrtare doli në pah pas votimit të Kryesisë për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar në 29 korrik. Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe shumica e grupit parlamentar kërkuan që riorganizimi të niste me zgjedhjet në seksione, grupseksione, degë e më pas të zgjidhej kryetari, ndërsa shumica e kryesisë vendosi që të ndodhte e kundërta, që të zgjidhet kryetari i partisë e më pas të bëhen zgjedhje në bazë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat