Mbetën të izoluar në gjirin e Filikurit, Himarë, shpëtohen dy turistë holandezë/ Një prej tyre i lënduar

Shqipëria

Mbetën të izoluar në gjirin e Filikurit, Himarë, shpëtohen dy turistë holandezë/ Një prej tyre i lënduar

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 08:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Pas disa orësh kërkimi, nga shërbimet e Policisë të ndarë në grupe kërkimi përmes detit dhe përmes tokës, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e turistëve, të cilët janë transportuar me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, me qëllim dërgimin e menjëhershëm të tyre, në ambientet ku pushonin në Himarë.

Dy turistët po eksploronin zonën, në momentin kur u izoluan për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur. Për shkak të rrëzimit, njëri prej tyre ka pësuar disa lëndime.

Pas disa orësh kërkimi, përmes detit dhe përmes tokës, është bërë e mundur lokalizimi dhe gjetja e turistëve, të cilët janë transportuar me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, në ambientet ku pushonin në Himarë.

“Kishin mbetur të izoluar në një terren të thepisur, në gjirin e Filikurit, shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi iu shkojnë në ndihmë 2 turistëve holandezë, njëri prej të cilëve ishte dhe i dëmtuar, për shkak të rrëzimit.

Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Komisariatit të Policisë Himarë është njoftuar se për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur, 2 turistë holandezë të cilët po eksploronin zonën, kishin mbetur të izoluar në gjirin e Filikurit dhe se njëri prej tyre ishte dhe i dëmtuar nga rrëzimi.

Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi kanë organizuar punën për t’iu shkuar në ndihmë 2 turistëve. Pas disa orësh kërkimi, nga shërbimet e Policisë të ndarë në grupe kërkimi përmes detit dhe përmes tokës, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e turistëve, të cilët janë transportuar me mjetin lundrues të Policisë Kufitare, me qëllim dërgimin e menjëhershëm të tyre, në ambientet ku pushonin në Himarë.

Të dy turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët holandezë kanë falënderuar shërbimet e Policisë Kufitare, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar për t’iu ardhur në ndihmë, turistëve që vizitojnë Vlorën dhe gjithë Shqipërinë.

Policia e Vlorës fton qytetarët që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112″, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat