Prag tragjedie në Tiranë, shkëputet teli i energjisë elektrike, çan gomat e betonieres

Shqipëria

Prag tragjedie në Tiranë, shkëputet teli i energjisë elektrike, çan gomat e betonieres

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 11:41
Foto ilustrim

Një ngjarje që mund të ishte kthyer në tragjedi ka ndodhur ditën e sotme në segmentin rrugor Kinostudio-Fresk.

Policia bën me dije se nga një shtyllë tensioni është shkëputur një tel i energjisë elektrike dhe si pasojë e shkarkesës elektrike ka çarë gomat e një betoniereje, e cila ka qenë duke punuar.

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.06.2023, rreth orës 11:00, në segmentin rrugor Kinostudio-Fresk, nga një shtyllë tensioni është shkëputur një tel i energjisë elektrike dhe si pasojë e shkarkesës elektrike ka çarë gomat e një betoniereje, e cila ka qenë duke punuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave që para se të publikojë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat