Situata në PD, Kreshnik Çollaku tregon si mund të bëhet bashkimit i demokratëve, ja kleçka

Shqipëria

Situata në PD, Kreshnik Çollaku tregon si mund të bëhet bashkimit i demokratëve, ja kleçka

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 08:01
Kreshnik Çollaku

Bashkimi i Partisë Demokratike duhet të kalojë përmes një hapi konkret që është “pushimi së ekzistuari i Komisionit të Rithemelimit”.

Kështu u shpreh deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ditën e djeshme në një intervistë televizive.

Ai shtoi se deri tani janë refuzuar të gjitha propozimet, që mund të çonin drejt Bashkimit të demokratëve. Çollaku rithemelimin e cilësoi strukturë paralele, përmes së cilës nuk mund të bashkohet partia dhe as demokratët.

“Deri tani nuk ka asnjë kandidaturë zyrtarisht që paraqitet. Në këtë idenë e për bashkimit prej 1.5 vjet kemi bërë çdo përpjekje, por kemi dështuar. Kemi ofruar që në zgjedhjet lokale të kemi kandidat të përbashkët, u refuzua dhe kjo. Ofruam siglën e PD, ofruam të drejtën e çdo kandidati të dalë dhe të kandidonin nën siglën tonë, pa asnjë kusht, u refuzua dhe ajo. Çdo mundësi për bashkim dështoi, dështoi jo se demokratët nuk e duan, por për të bashkuar në majë dhe bashkimi mbahet me një akt në tërheqjen të Berishës, i cili ka rolin kryesor në këtë gjë dhe pushimi i ekzistencës së komisionit të Rithemelimit. Ajo është strukturë paralele, ai është një subjekt tjetër politik. Kur flas për bashkim, bashkim po, duhet dhe mund të ndodh, por jo me struktura paralele”, deklaroi Çollaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat