Matura/ Publikohet teza e provimit me zgjedhje

Shqipëria

Matura/ Publikohet teza e provimit me zgjedhje

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Siç ndodhi edhe me provimet e tjera, edhe teza e provimit me zgjedhje është publikuar nga maturantët.

Sot po zhvillohet provimi i fundit nga Matura Shtetërore 2023, ajo e lëndëve me zgjedhje. 30 mijë maturantë po i nënshtrohen testit cili ka nisur në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Ditën e djeshme kanë dalë dhe rezultatet e maturantëve në provimin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi.

Këtë vit ata që kanë shkëlqyer me rezultate të larta, janë më shumë se vitin e kaluar. Kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve.

Konkretisht, janë 1591 nxënës që janë vlerësuar me notën 10 e nga këta, vetëm 15 kanë arritur të marrin 10 absolute. Nga ana tjetër, janë 1602 maturantë mbetës, të vlerësuar me notën 4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat