Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen tre persona nën dyshimin e kultivimit të bimëve narkotike

Shqipëria

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen tre persona nën dyshimin e kultivimit të bimëve narkotike

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 10:29
Foto ilustrim

Një tjetër operacion i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë po mbahet në kuadër të luftës kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se janë arrestuar tre shtetas, gjatë një operacioni në disa fshatra të thellë të zonës së Maliqit.

Sipas policisë, të arrestuarve u janë gjetur rreth 1.5 kg kanabis, po ashtu edhe armë gjahu pa leje. Ndalimi i personave është bërë me urdhër gjykate, pasi nga hetimet me metoda speciale janë gjetur fakte që të ndaluarit merreshin me kultivim të bimëve narkotike.

Ndërkohë, vijojnë kontrollet në banesa, dhe po ashtu identifikimi i personave të tjerë të përfshirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat