Video-skandali seksual i Safet Gjicit/ Zhaklin Lakatari habit me deklaratën e saj

Shqipëria

Video-skandali seksual i Safet Gjicit/ Zhaklin Lakatari habit me deklaratën e saj

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 10:56
Zhaklin Lakatari

Gazetarja Zhaklin Lakatari ka komentuar video-skandalin e ish-kryebashkiakut Safet Gjici, i cili  u shfaq duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e Bashkisë me një grua.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians”,  ajo theksoi se nuk kishte abuzim në videon intime të Gjicit, ndërsa tregoi se kush do të konsiderohej dhunë.

Më tej ajo nënvizoi se Gjici theu etikën dhe se duhet të largohej nga puna.

“Mua nuk më intereson fare shoqëria shqiptare, është apo jo gati. Gjërat ndodhin pa i pyetur shqiptarët nëse duhet të ndodh një gjë ose një tjetër. Shqiptarët të përveshin mëngët dhe të shohin ku është bota dhe ku janë vetë. Ai bëri shumë mirë që dha dorëheqjen sepse theu etikën. Nëse merret vesh që kjo zonjë e ka filmuar Gjicin pa dijeninë e tij , quhet dhunë”- tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat