Viktima në kampin MEK pas operacionit policor/ Prokurorët hyjnë në morg, do të bëhen verifikime

Shqipëria

Viktima në kampin MEK pas operacionit policor/ Prokurorët hyjnë në morg, do të bëhen verifikime

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 14:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Prokurorët kanë mbërritur në kampin MEK në Manzë të Durrësit dhe kanë hyrë në morgun ku ndodhet një trup i pajetë brenda spitalit të kampit.

Pritet që të bëhet ekspertiza e viktimës, muxhahedinët pretendojnë se u vra nga forcat e policisë.

Ndërsa vetë Policia thotë se gjatë operacionit nuk pati viktima.

Më herët, Ministria e Brendshme, në një reagim për ngjarje, tha se “për çdo pretendim për humbje jete në spitalin e vendqëndrimit të iranianëve po bëhen të gjitha verifikimet proceduriale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat