Çfarë fshihet pas skandalit të Gjicit? Gazetari del me paralajmërimin e frikshëm

Shqipëria

Çfarë fshihet pas skandalit të Gjicit? Gazetari del me paralajmërimin e frikshëm

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 07:39
Safet Gjici, nuk po fshihej, ndërsa vajza ka qenë e terrorizuar

Gazetari Ferdinand Derivishi tha se vajza e shfaqur në videoskandalin e Safet Gjicit, është terrorizuar pas publikimit të saj, pasi asaj mund t’i jetë premtuar se kjo video nuk do të shfaqej kurrë në publik.

I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, Dervishi tha se pas realizimit të videos qëndron një grup njerëzish me qëllime të caktuara dhe nëse për këtë histori do të thelloheshin pak më tepër hetimet, do shikonim “kërcitje të forta prangash”, pasi sipas gazetarit, në këtë ngjarje mund të jenë përfshirë figura që ne tashmë mund t’i njohim.

“Safet Gjici, nuk po fshihej, ndërsa vajza ka qenë e terrorizuar. Po pse ka qenë kaq e terrorizuar vajza? E sigurt që vajzës i është premtuar që kjo video nuk do dilte në publik, se atë kjo videO e shkatërronte, siç e ka shkatërruar.

Ky është një argument më tepër që çon se kjo video është nga fillimi në krye, e organizuar nga një grup i organizuar njerëzish, me qëllime të përcaktuara, që mund të jenë nga shkatërrimi politik i Gjicit dhe humbja e zgjedhjeve, deri te përfitimi monetar përmes kësaj videoje.

Vajzës i është premtuar që kjo video nuk do dali kurrë, sepse kjo video do shitet, ndaj dhe ajo është kaq e terrorizuar pas publikimit. Një hetim i  thellë i kësaj ngjarje do nxjerrë persona të tjerë nga mbrapa dhe shumë shpejtë do shikojmë kërcitje prangash shumë të forta të personazheve që edhe mund t’i njohim”,-tha gazetari Ferdinand Dervishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat