Vidoskandali i Gjicit dhe arrestimi i tij, deputeti i PS: Të bëhet shembull për çdo zyrtar që merr poste publike

Shqipëria

Vidoskandali i Gjicit dhe arrestimi i tij, deputeti i PS: Të bëhet shembull për çdo zyrtar që merr poste publike

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 15:19
Denis Deliu, deputet i Partisë Socialiste

Denis Deliu, deputet i Partisë Socialiste , i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli për videoskandalin dhe arrestimin e ish-kryetarit të Bashkisë Kukës, Safet Gjici.

Deliu dënoi veprimin dhe u shpreh se ky rast duhet të bëhet shembull për çdo zyrtar që merr poste publike, teksa shtoi se zyra e shtetit duhet të respektohet nga çdo pushtetar.

“Nuk e meritonim ne si PS këtë ngjarje. I qëndroj kësaj që, një gabim i Gjicit, që mendoj se e mori dënimin e merituar, uroj të jetë shembull për çdo zyrtar që merr poste publike. Zyra e shtetit duhet respektuar dhe nuk duhen tejkaluar kompetencat. Sa më njerëz të mirë të kandidojnë do kemi rezultate dhe punë më të mira”, u shpreh Deliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat